FOTO/ Balla padit Salianjin dhe i kërkon 10 milion lekë dëmshpërblim për shpifje…

Loading...

Pas akuzave të deputetit demokrat, Ervin Salianji, për lidhje me të dënuarin për trafik droge Edmond Bego, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla e ka paditur në gjykatë.

“Çdo shpifje të hedhur në drejtimin tonë nga aktorët e SHQUP-it, e që kazani politik e mediatik u jep zë pa asnjë verifikim edhe kur vërtetohen si të rreme, a qoftë edhe nga kazani i profileve zyrtare digjitale, ne do ta padisim në gjykatë.

TË ARDHURAT NGA ÇDO SHPIFJE PËR FONDIN E EDUKIMIT🖌📖

Shenim: Sipas ligjit papagalli mban pergjegjesi per ate qe thote. Keshtu qe edhe papagalli Luciano do te paditet neser per shpifjen e sotme. Ndersa pyetja qe kam per ata qe e publikojne kete shpifje: Cfare ju kushton te vertetoni se numrat e fluturimeve te shpifjes ne fjale, jane avione linje, jane fluturime zyrtare? Apo ndonje ka merak se mos i bie audienca po nuk beri papagallin e papagajve, duke shperndare “fake-neës”?”, shkruan Balla në Facebook.

Loading...