ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

FOTO/ Automjeti merr flakë në mes të rrugës, shoferi ia arrin të dalë nga makina në momentin e fundit…

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e djeshme, në Sarandë, duke u shkrumbuar plotësisht. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, në rrugën nacionale pranë fshatit Muzinë.

Automjeti ishte në pronësi të një shtetasi nga Gjirokastra, ndërsa ka shpërthyer në flakë, teksa ka qenë në ecje.

Fatmirësisht, shoferi që ndodhej brenda tij kanë arritur të dalë pa pësuar ndonjë lëndim. Më poshtë, ju sjellim foto të mjetit, i cili siç duket, është shkrumbuar i gjithi nga flakët.

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.