Pavarësisht situatës së rëndë të krijuar nga pandemia në vend, jeta vazhdon dhe shumë fëmijë vijnë në jetë. Një mrekulli e tillë ka ndodhur sot edhe në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku kanë ardhur në jetë 8 foshnje, 5 vajza dhe 3 djem.
“8 është numri i të porsalindurve në 24 orëshin e fundit në shërbimin e Obstetrikë-Gjinekologjisë të spitalit Lezhë. ?5 vajza dhe 3 djem me shëndet të plotë gëzuan pamasë prindërit si dhe stafin mjekësor që ofron kujdes me përkushtim pranë këtij shërbimi! ❗️Spitali Lezhë në gadishmëri të plotë për ti ardhur në ndihmë çdo qytetari në nevojë!”, thuhet në një njoftim në Facebook të Spitalit Rajonal të Lezhës.