FOTO – Atentat në Greqi shqiptarit 37 vjeçar, dërgohet në spital në gjendje të rëndë për jetën…

Një 37- vjeçar shqiptar ka marrë një plumb në kokë në rrugën Kerasuntos të lagjes Egaleo në Athinë të Greqisë. Raportohet se shqiptari është dërguar me urgjencë në gjendje të rëndë në spitalin e Nikeas.


Mësohet se shqiptari është shenjestruar nga një fuoristrade të zezë dhe atentatori ishte ulur në vendin e pasagjerit. Ndërkohë dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të larjeve të hesapeve, sipas dyshimeve paraprake.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 të mbrëmjes së 22 shkurtit, dhe pas të shtënës kalimtarët panë shqiptarin e shtrirë dhe të përgj.a.kur. Menjëherë u njoftua ambulanca ndërkohë nuk bëhet ende i ditur identiteti i shqiptarit.