VIDEO+FOTO – Arriti gjithçka dëshironte në vend të huaj pa ditur as gjuhën, Bashkia Malësi e Madhe vlerëson Dr. Vera Ndrecaj…

Vera Ndrecaj shkoi në Britaninë e Madhe me asgjë me vete dhe pa ditur asnjë fjalë anglisht. Dr. Vera la Shqipërinë me bashkëshortin e saj Gëzimin, vajzën Albana dhe djalin Jetmir në vitin 2002 në kërkim të një jete më të mirë pasi ndjeheshin të pasigurtë atje.

Ata shkuan në Angli pa asgjë dhe iu desh të nisnin gjithçka nga e para me një kulturë dhe shoqëri krejt ndryshe. Fëmijët mundën të flisnin më shpejt anglisht se prindërit e tyre. Sot Vera Ndrecaj ia ka dalë të jetë lektore në Universitetin e Uellsit, me gradën Doktore Shkencash.

Çdo gjë e ka arritur falë përkushtimit, vullnetit dhe këmbënguljes për të arritur aty ku dëshironte në jetë. Sigurisht, është një shembull frymëzimi jo vetëm për ata që e kanë njohur edhe si prezantuese në Shkodra TV1 para rreth 20 viteve.

LEXONI EDHE: Historia e suksesit e shkodranes Dr. Vera Ndrecaj, sot lektore në Universitet në Britaninë e Madhe…

Sot, jo vetëm për këto arritje individuale, Dr. Vera Ndrecaj është nderuar me “Certifkatë Mirënjohje” nga Bashkia Malësi e Madhe. Ajo i është dorëzuar në një ceremoni zyrtare nga kryebashkiaku Tonin Marinaj, i cili në emër të instutucionit që drejton e ka vlerësuar Ndrecajn për kontributin e dhënë në rritjen e vlerave të komunitetit shqiptar në Britaninë e Madhe si dhe ndihmesën e saj në arsimin parauniversitar në territorin e bashkisë Malësi e Madhe.

ShkodraWeb Channel

Open

Close