Drejtoria Vendore e Policise Shkoder njofton: Më datë 16.11.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve policore u arrestua në flagrancë shtetasi:
Gjergj Gjergji, 50 vjeç, banues në fshatin Beltojë, Shkodër
Arrestimi i shtetasit të lartëpërmendu u bë pasi në fshatin Beltoj, në një objekt, ku punonte, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Pushkë 20” me tre krëhëra me 60 fishekë, dhe një zinxhir mitrolozi me 15 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
Ju mirëpresim!