Me datë me 02.03.2018, nga strukturat e Hetimit kunder narkotikëve në D. V. P. Shkoder, u bë ndalimi i personit të shpallur në kërkim, shtetasit:
Izmir Kaçabeti,25 vjeç, banues në lagjen Shirokë, Shkodër,
Ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë me shkresën nr 1677 datë 20.02.2018 ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e Vendimit Penal nr 17 datë 30.01.2018 të Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprime të metejshme.