
Këtë vit Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër i është bashkuar festimeve në Ditët Evropiane të Arkeologjisë.
“Arkeologu i vogël”, një punëtori e realizuar në hapësirën e kalasë Rozafa stimuloi emocionet dhe kreativitetin e fëmijëve në gjetjet arkeologjike.
Gjatë fazës së parë të punëtorisë, të vegjlit u njohën me sekretet e profesionit të arkeologut, mjetet e punës të rëndësishme për zbulimin e artefakteve nga nëntoka dhe metodologjinë e dokumentimit të këtyre gjetjeve mbi të cilat u punua në praktikë.
Përmes një sondazhi të improvizuar arkeologjik, të vegjlit përjetuan emocionin e ‘zbulimit’ gjatë gërmimit arkeologjik, dokumentimin dhe hartimin e kartelës për objektet e zbuluara.
DRTK Shkodër falenderon grupin e veçantë ‘Natyralistët’ për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të aktiviteteve tona edukative.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!