
Sot Ardit Gjebrea ishte ne Shkode me nje mision te vecante. Para disa javeve ne “E diela shqiptare” premtoi se do ta ndihmonte nje te ri te gjente nje pune, duke pare historine e tij te trishte. Sot Titi- Pjeter Kokaj, eshte ne pune dhe kenaqesine e shpreh ne profilin r tij ne Facebook: “A thamë që do i gjejmë Titit punë? E pra, Titi filloi punë dhe për këtë falënderoj z. Mark Molla që e punësoi si ndihmës hidraulik në Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizime të qytetit Shkodër.
Ka 1 javë në punë dhe mjeshtrat janë shumë të kënaqur me korrektësinë dhe zellin e tij për të mësuar.
#tegjithebashkemundemi”, shkruan Gjebrea.