FOTO/ Arbana Osmani “thyen heshtjen” dhe i dërgon një përqafim virtual të gjithëve pasi i falenderon për…

Prej kohësh tashmë, nëpër media qarkullojnë lajme të shumta për moderatoren Arbana Osmani. Fillimisht u aludua se Osmani ishte ndarë nga bashkëshorti, dhe se shkak për këtë ishte bërë fillimi i një romace të re me regjisorin e emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, Eduart Grishaj.

Ndërsa më vonë, burime nga brenda kompanisë mediatike ku ajo punon, thanë se moderatorja do të largohet edhe nga televizioni Top Channel. Pas një heshtje të gjatë, Arbana Osmani duket se vendosi të përgjigjej më në fund.

Në një postim në Instagram Arbana ka hedhur poshtë këto zëra, teksa shkruan: “Shihemi sonte në orën 21:00 me të tjera histori të jashtëzakonshme në Top Channel. Faleminderit të gjitha portaleve për shfreinimin e fantazisë në lajme nga më të pabesueshmet, por që gjithsesi shumë argëtuese. Një përqafim për të gjithë.”.

Ndërkohë, ka nisur të qarkullojë edhe arsyeja e “divorcit” të përfolur të Ormanit me Top Channel. Burime nga kolosi mediatik, bëjnë me dije se përplasja kishte në thelb publikimin në faqen e “Dua të të bëj të lumtur” të klipit më të ri të regjisorit Eduart Grishaj. Blushi i ka kujtuar se emisioni është patentë e Top Channel ndërsa Osmani ka këmbëngulur se emisioni është i saj. Pas pak orësh ka ardhur edhe “paqtimi”, teksa duket se Osmani është bindur të mos lërë në mes emisionin por edhe klipi që u bë “mollë sherri” u hoq nga fqaja e “Dua të të bëj të lumtur”.

Loading...