
Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi ka patur sot një ditë të veçantë. Së bashku me familjen e saj, ka festuar ditëlindjen e djalit- Gjonit. Gëzimin e ligjshëm kryebashkiakja e Shkodrës, ashtu si çdo nënë, e ka ndarë me miqtë e të njohurit edhe në rrjetet sociale. Në postimin e saj të shkurtër, duke i lënë më shumë vend fotove, Ademi shkruan: “Me familjen time duke gëzuar në ditëlindjen e Gjonit, djalit tonë, loçken dhe dritên e shpisë tonë!”. ShkodraWeb e uron Gjonin e vogël. Jetë të gjatë e të lumtur!