Ambasada Amerikane në Tiranë ka fituar kampionatin e ambasadave amerikane në rajon në futboll. Lajmin e ka dhënë vetë ambasada në Tiranë, përmes një postimi në Facebook, të shoqeruar edhe me disa foto. Ambasadori Lu por edhe i gjithë ekipi, kanë veshur uniformën kuqezi të Kombëteres shqiptare, teksa shprehen krenar që sollën kupën e turneut në Shqipëri.
“??? | Urime skuadrës së futbollit të ambasadës amerikane në Tiranë për fitoren e Kampionatit Rajonal të futbollit të Ambasadave Amerikane 2018! Skuadra jonë mposhti skuadrën e Malit të Zi 2 me 0 dhe më pas fitoi me skuadrën e Maqedonisë 6 me 4 në ndeshjen finale. Ishte shumë bukur të kalonim kohë me kolegët tanë nga rajoni dhe të sillnim kupën në Shqipëri! ?⚽??”, thuhet në statusin e Ambasadës Amerikane në Tiranë.