Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë në Facebook një postim lidhur me Ditën e Pedalimit me Biçikletë në Punë. Normalisht, Shkodra duhej të ishte edhe është në vemendje të selisë diplomatike, nisur edhe nga përdorimi i gjërë që ky mjet vijon të ketë në qytetin tonë. Ambasada i është kthyer kujtesës historike, duke publikuar bashkë me tekstin edhe një foto nga Dinastia Marubi.
“Sot është Dita e Pedalimit me Biçikletë në Punë! Në këtë foto të 1897, shkrepur nga fotografi i njohur shqiptar Pietro Marubbi, dy burra nga Shkodra, Zef Çeka dhe Simon Deda pozojnë me biçikletat e tyre. Qytetarët e Shkodrës kanë qenë gjithnjë të njohur për dashurinë e tyre për të përdorur biçikletat. Gara e parë çiklistike në Shqipëri, dhe e treat në Europë pas Francës dhe Italisë, u mbajt në Shkodër. Mbroni mjedisin dhe shtoni pak aktivitet fizik në ditën tuaj: pedaloni për të shkuar në punë! (Të drejtat e ?: Pietro Marubbi dhe Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”).”, shkruhet në postimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë.