
Edicioni i 6-të Kupa “Agim Tafili” në çiklizëm ka kurorëzuar sot fituesit në përfundim të 4 etapeve të zhvilluara ditën e djeshme dhe ditën e sotme. Ceremonia e shpërndarje së diplomave dhe të kupave për fituesit, u zhvillua para Bashkisë së Shkodrës, e cila ka mbështetur aktivitetin. Rreth 60 sportistë nga ekipe të ndryshme të vendit, kanë garuar pët të shpallur më të mirët. Vlen të theksohet se Vllaznia e drejtuar nga trajneri pasionant Leonard Kola, kanë treguar përsëri një nivel shumë të lartë, duke u ngjitur në podiumin më të lart. Për të rinjtë, ka spikatur sërish Bruno Kola, por edhe Gjergj Zefi.
Në përshendetje e saj, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës ka shprehur vlerësimin e lartë për të ndjerin Agim Tafili, si një nga çiklistët më të mirë jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj. Në aktivitet ishin të pranishëm edhe familjarë të mjeshtrit të madh të ciklizmit Agim Tafili, të cilët vlerësuan organizimin e kësaj kupe nga Federata përkatëse por edhe nga Bashkia Shkodër.