
Pak javë më parë, kryefjalë e mediave rozë shqiptare ishte dyshimi që koreografi Albi Nako dhe balerina e njohur, Alba Hoxha janë në një lidhje. Të dy u panë bashkë në Bruksel e më pas edhe në Paris. Lidhur me këto lajme reagoi vetë Nako, i cili tha se ishin për punë dhe me atë rast edhe për qejf.
Por ditën e sotme dyshja është kapur mat bashkë, teksa janë duke marrë rreze dielli në plazh. E tani zor se e beson njeri që kanë qenë për punë edhe aty. JOQ tregon se Albi dhe Alba janë duke pushuar në plazh dhe se shihen shumë pranë njëri-tjetrit.
Ndërkohë kujtojmë se Albi Nako ka qenë i martuar më parë me balerinën e famshme Klaudia Pepa, me të cilën është divorcuar.