Profesor Kolë Ashta eshte perkujtuar sot me nje konference shkencore ne 100- vjetorin e lindjes. Universiteti i Shkodres, Fakulteti i Shkencave Shoqerore dhe Instituti i Studimeve Albanologjike, me mbeshtetjen e Konsullates Austriake te Nderit ne Shkoder, kishin organizuar nje konference shume serioze, me pjesemarrjen e referuesve edhe nga Tirana e Kosova.
Referuesit kane hedhur drite mbi aktivitetin e Ashtes, duke e krahasuar ate per nga permasat, me ate te nje instituti te mirefillte.
Aktiviteti eshte pershendetur nga rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Adem Bekteshi; kryetarja e Bashkise Shkoder Voltana Ademi dhe konsulli i Nderit i Austrise ne Shkoder Gjergj Leqejza.