
Dy viktima janë shënuar pasditen e sotme në aksidentin e ndodhur në aksin Burrel-Komsi. 29-vjeçari Gentian Hasi është viktima e parë e shënuar nga ky aksident ndërkohë që është mësuar se edhe gjatë transportimit për në Spitalin e Traumës në Tiranë ka ndërruar jetë edhe një person rreth 35 vjeç me incialet A.B.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00 pasditen e sotme në vendin e quajtur “Lapidari”, ku një automjet tip “Opel Sharon” ngjyrë gri ka përplasur një motoçikletë. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tij. Sipas burimeve për JOQ, autori i këtij aksidenti me pasojë dy të vdekur është një 16-vjeçar.
Dëshmitarët nga vendngjarja kanë deklaruar: “Pershendetje jeta osh qef ju lutem postojeni. Sapo ka ndodhur ne Burrel 1 aksident me pasoj vdekje 2 persona edhe 1 te plagosur. Shoferi i makines ka qen nje 16 vjecar dhe ai eshte larguar nga vendi ngjarjes. Ju lutem udhetoni me kujdes!!!”.
Njoftimi i policisë
Sonte rreth orës 19.00, në vendin e quajtur ‘Lapidari’, njësia Administrative Komsi, Mat, janë përfshirë në aksident një automjet dhe nje motoçikletë, ku janë aksidentuar 3 shtetas.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor ku ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga verifikimet paraprake ka rezultuar se një automjet është aksidentuar me një motoçikletë. Për pasojë janë aksidentuar shtetasit:
-Gentian Hani, rreth 29 vjeç, i cili ka humbur jetën në vend si pasojë e aksidentit.
– Alfred Balla, rreth 35 vjeç, banues në Komsi, i cili ka humbur jetën gjatë rrugës drejt spitalit të Tiranës
-A.H, rreth 17 vjeç, banues në Komsi, po transportohet drejt spitalit të Tiranës.
Drejtuesi i automjetit pasi ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes, dhe më pas janë paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat, pronari i automjetit shtetasi G.N, 50 vjeç, dhe djali i tij shtetasi Xh.N, rreth 15 vjeç.
Paraprakisht dyshohet se automjetin e drejtonte shtetasi Xh.N, i cili është përplasur fillimisht me motoçikletën, dhe më pas me shtetasit këmbësor.
Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!