
Një aksident fatal ka ndodhur sot pasdite në autostradën Fushë Milot – Fushë Krujë, pranë kryqëzimit të Patokut. Sipas informacioneve mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor, e cila është e seksit femër dhe ka humbur jetën menjëherë nga përplasja. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
NJOFTIMI I PLOTË
Sot, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Fushë Milot – Fushë Krujë, tek vendi i quajtur ” Kryqëzimi i Patokut” , ka ndodhur një aksident ku një mjet ka përplasur shtetasen Xh.L. 65 vjeçe, banuese në Sanxhak Kurbin, këmbësore në rrugë, e cila ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.