FOTO/ Aksidenti fatal në Tropojë, vogëlushi që humbi jetën udhëtonte me babanë, xhaxhanë dhe kushëririn…

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur në rrugën e Tropojës. Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka ndodhur në aksin rrugos Bajram Curri- Sopot, në vendin e quajtur Cernicë. Një mjet tip “Benz” është përplasur me një Toyota, duke sjellë dëmtimin e të paktën 6 personave. Lajmi i keq është se njëri prej tyre, ka ndërruar jetë rrugës për në sptal.

Informacionet nga vendngjarja që citojnë policinë, bëjnë me dije se janë dëmtuar drejtuesit e mjeteve, B.Ç, Z.M., pasagjerët A.Ç, A.Ç, H.L., si dhe ka gjetur vdekjen rrugës për në spital i mituri E.Ç, 9 vjeç, banues në Tropojë.

Siç njoftojnë uniformat blu, 9-vjeçari po udhëtonte në makinë me babanë, xhaxhanë dhe kushëririn e tij, ku të tre këta të fundit mbetën të dëmtuar, e ndërsa goditja ka qenë shumë e rëndë duke i marrë atij jetën. Nuk dihet ende shkaku i aksidentit për këtë arsye grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur të plotë ngjarjen e rëndë.


Për t’u bërë pjesë e grupit të "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal