FOTO/ Aksidenti fatal i merr jetën në SHBA adoleshentit shqiptar, ishte pasagjer dhe udhëtonte me dy vajza (emrat)

Nje adoleshent shqiptar 17-vjecar ka humbur jeten ne nje aksident fatal ne SHBA. Mediat e huaja shkruajne se ne aksident kane humbur jeten Altin Nezaj dhe nje vajze 15-vjecare Saniha Cekic, nderkohe qe nje tjeter person, Aisha Radoncic 17 vjeç, mbeti e pl.agosur rende.


Illyria shkruan se i riu që ka humbur jetën ka qenë shqiptaro-amerikani Altin Nezaj. Emri i të ndjerit u bë i njohur për publikun nga një mesazh i shkollës ku mësonte, pikerisht shkolla e mesme “Pearl River”.

Altini ishte edhe anëtar i ekipit të futbollit të shkollës, e cila ka ndezur edhe qirinj ne shenje homazhi per te.

Sipas të dhënave të para, makina ka rënë nga një mbikalim shumë i lartë, në Route 304, dhe ka rënë përmbys mbi shinat e trenit, poshtë, ku ka marrë flakë. Per pasoje makina eshte shkaterruar, nderkohe qe dy te rinjte kane vd.ekur menjehere.