
Një aksident ka ndodhur në rrugën e Shirokës. Fatmirësisht, nuk ka patur pasoja në njerët. Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka arritur të gjejë aty mjetin, i cili ka pësuar disa dëme. Gjatë përplasjes, mjeti ka dalë nga kontrolli i shoferit dhe është përplasur edhe me një shtyllë të ndriçimit publik, duke e rrezuar krejtësisht përtokë.
Meqenëse fatmirësisht nuk pati të plagosur nga aksidenti, mbase është momenti që të kujtohemi për zhdëmtimin e pronës publike, në këtë rast, një shtyllë ndriçimi publik. Jo rradhë herë Bashkia Shkodër ka bërë apel për ruajtjen e gjësë së përbashkët, madje në disa raste, është detyruar të zëvendësojë shtyllat e rrëzuara nga makinat edhe në mes të Pedonales në qytet.
Rasti më flagrant është ai i pistonave elektrikë në hyrje të Pedonales afër Bashkisë. Tashmë ata janë nxjerrë jashtë funksioni pasi një mjet u përplas me to. Bëhet fjalë për miliona lekë investime, të cilat dalin nga xhepat e taksapaguesve shkodranë. Mbase do të ishte mirë që tashmë ata që dëmtojnë, të zhdëmtojnë pasurinë publike.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!