FOTO – Aksident i trefishtë në superstradë, përfshihet në aksident një makinë me targa të Shkodrës- dyshohet

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në autostradën Fushë Krujë – Milot në afërsi të fshatit Gramëz. Dy makina dhe një motor janë përfshirë në aksident duke lënë të dëmtuar rëndë drejtuesin e këtij të fundit. I lënduari është dërguar në spital me një makinë të rastit.


Drejtuesi i makinës tip ‘Opel’ me targa SH 25 97 E dyshohet sipas policisë, që të ketë qenë dhe shkaktari i aksidentit. Ai ka përplasur motorin dhe më pas një makinë tip ‘Benz’ e ka përplasur nga pas ‘Opeli’-n. Vetë drejtuesi i ‘Opelit’ ka thënë se ai nuk e ka parë motorin, dhe nuk e ka kuptuar se si ka ndodhur ngjarja.

Përplasja e motorrit me targa AH 619, me makinën ‘Opel’ ka qenë e fortë, pasi njëra këpucë e të lënduarit ka përfunduar disa metra larg nga skena ku ndodhi ngjarja. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit. /Shqiptarja/