FOTO – Aksident automobilistik në aksin Shkodër- Lezhë, shtylla e rrëzuar përtokë ka edhe persona të dëmtuar…

Një aksident automobilistik raportohet se ka ndodhur para pak minutave në aksin Shkodër- Lezhë. Sipas informacioneve paraprake mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Paçram të Lezhës. Nga fotot e vendngjarjes, duket se ka patur një përplasje të fortë, teksa shihet edhe një shtyllë e rrëzuar përtokë.

Paraprakisht nga vendgjarja flitet për përsona të dëmtuar. Policia është në vendin e ngjarjes dhe pritet të ketë një informacion zyrtar lidhur me aksidentin. Aksi Shkodër- Lezhë është një rrugët me numrin më të lartë të aksidenteve, në shumë raste edhe me pasoja në jetë njerëzore.

ShkodraWeb Channel

Open

Close