Siç e parashikon rregullorja e UEFA-s, AEL Limassol ka zhvilluar stërvitjen në fushën ku do të zhvillohet ndeshja me Vllazninë për Conference League. Lojtarët dhe stafi teknik kanë zbritur në tapetin e “Loro Boriçit” rreth orës 21.00. Ekipi ka zhvilluar një stërvitje të lehtë, më shumë për tu ambjentuar me tapetin e stadiumit.
Vlen të theksohet se atmosfera ka qenë mjaft pozitive, ku nuk kanë munguar të qeshurat e shakatë me futbollistëve. Më seriozi ka qenë trajneri Dusan Kerkez, i cili mesa duket ka parë gjendjen e çdo lojtari para se të vendosë për skuadrën që do të zbresë në fushë.
Në orën 21.00 të së enjtes së 29 korrikut, AEL Limassol do të tentojë të mbrojë fitoren minimale të një jave më parë në Qipro përballë Vllaznisë. Kuqeblutë, edhe me mbështetjen e zjarrtë të tifozëve, do të kërkojnë të përmbysin rezultatin e ndeshjes së parë, për të vijuar ata rrugëtimin në Conference League. Fitoftë më i miri, dmth Vllaznia jonë! /ShkodraWeb/