Zevendeskryeministrja Senida Mesi vijon te mbetet e fokusuar tek Administrata Publike. Ajo ka qene sot organizatore e nje takimi me pjesemarrjen e vendeve te Ballkanit, ku eshte diskutuar pikerisht per kete teme. Duke postuar edhe disa foto nga aktiviteti, Mesi ka percjelle ne Facebook edhe mesazhin e ketij takimi: “Para kolegëve nga Ballkani Perëndimor, përfaqësuesve nga Komisioni Evropian dhe ekspertëve rajonal, shpreha bindjen se bashkëpunimi ndërmjet vendeve anëtare të ReSPA-s në fushën e Administratës Publike, është një mekanizëm i mirë për të lehtësuar shkëmbimin e përvojave të përbashkëta, të praktikës me BE-në dhe institucioneve të BE-së.
Qeveria Shqiptare ngelet plotësisht e fokusuar për implementimin e reformës në administratën publike, për forcimin e kapaciteteve njerëzore, si dhe e angazhuar për të realizuar një reformë të plotë në mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike për qeverisje sa më efiçiente dhe elektronike në favor të qytetarëve dhe sipërmarrjes.”. /ShkodraWeb/