93 vite më parë do të vinte në jetë Tano Banushi, Artist i Popullit dhe një nga emrat më të shquar të humorit shkodran e shqiptar.
Ditë e veçantë në hollin e Teatrit “Migjeni”, ku artistë, miq e të afërm, intelektualë të Shkodrës e më gjërë, janë mbledhur për të nderuar Tanon e madh.
Një tjetër rast për të vlerësuar kontributin e tij në artin skenik por edhe për të falënderuar familjen Banushi për shuratën e vyer që i bënë Teatrit “Migjeni”, Bashkisë së Shkodrës por edhe të gjithë artëdashësve: Arkivën personale të Tano Banushit.
Mjaft e veçantë edhe nisma e Teatrit “Migjeni” për ti vënë emrin e Tano Banushit studios ku zhvillon provat estrada para provave në skenë, nismë që u bë publike nga drejtorja Rita Gjeka.