Bashkia Malesi se Madhe shpalli sot “Qytetar Nderi” një emër të respektuar në Njësinë Administrative të Kastratit. Agronomi model që u bë trajner futbolli e zbulues talentesh, Ndue Burgaj (Rranxburgaj), është vlerësuar nga Këshilli i Bashkisë Malësi e Madhe për punën dhe përkushtimin e tij ndër vite.
Si specialist dhe drejtues për më shume së 30 vite, Ndue Burgaj ka dëshmuar aftësi, figurë të pastër morale dhe angazhim në përmbushjen e detyrave të ngarkuara. Për më tepër Ndue Burgaj gëzon respektin dhe dashurinë e banorëve të zonës.
Për shumë vite Ndue Burgaj ka dhënë kontribut për ecurinë e ekipeve të grupmoshave në futboll duke zbuluar talente që kanë bërë emër në futbollin shqiptar.
Të pranishëm perveç kolektivit të punës, në aktivitetin e zhvilluar ishin edhe kryebashkiaku Tonin Marinaj, ish- futbollisti i Kombëtares Salvator Kaçaj, Kryetari i Këshillit të Bashkisë Malësi e Madhe Ilir Halaj, administratori i Njësisë Administrative Miljan Gjekaj, nënkryetari i Bashkisë Sytki Ndrecaj etj.
Në fjalën e tij kryebashkiaku i Malësisë së Madhe Tonin Marinaj është shprehur se “Ndue Burgaj është dhe mbetet modeli më i përkryer i kuadrit në të gjitha kohërat, por edhe një pasionant i trajnimit të fëmijëve në futboll, ndaj e meriton titullin “Qytetar Nderi””.
Gjatë përshëndetjes Ndue Burgaj ka falenderuar gjithë të pranishmit dhe titullin e ka quajtur një dhuratë të veçante për familjen e tij të mrekullueshme.Gj Në takim kanë përshendetur kolegë dhe miq të “Qytetarit të Nderit” Ndue Burgaj.