ZVAP Shkodër organizoi sot ne qendër të qytetit të Shkodrës një aktivitet për promovimin e të drejtave, mirëqënies ,edukimin, zhvillimin, barazinë, gjithëpërfshirjen e nxënësve, të cilët për shkak të barrierave, përballen në jetën e tyre të përditshme me vështirësi.
Ky aktivitet pasqyroi punën që bëhet me nxënësit me aftësi ndryshe në shkollat e arsimit të përgjithshëm por njëkohesisht synoi të rrisë edhe ndërgjegjësimin e shoqërisë për ofrimin e mundësive të barabarta dhe gjithpërfshirjes së tyre në të gjitha nivelet e edukimit dhe në të gjitha fushat e veprimit.
Në stendat e shkollave u pasqyruan punimet e nxenësve dhe mjetet didaktike të krijuara nga vetë mësuesit mbështetës. Përshëndetën aktivitetin drejorja e ZVAP Shkodër Znj. Brisela Kadija, drejtori i DRAP Lezhë Z. Hasan Muça si dhe përfaqësues të autoriteteve vendore.
ZVAP Shkodër synon ta kthejë aktivitetin në një traditë të përvitëshme. /Publikuar në faqen zyrtare të ZVAP Shkodër/