FOTO – 26 vjeçari nga Shkodra vihet në pranga nga policia në Himarë, tentoi të ikë duke hedhur “mallin”…

Policia e Vlorës dhe Himarës ka vënë në pranga një 26-vjeçar pasi është kapur me “mall” jeshil. Sipas të dhënave zyrtare, në bazë të informacioneve të marra se në qytetin e Himarës po qarkullonte një automjet i dyshimtë, menjëherë kanë organizuar punën, me qëllim bllokimin e këtij mjeti.


Në tentativë për t’u larguar dhe për t’i shpëtuar shërbimeve të Policisë, drejtuesi i automjetit “Ford Fiesta” e ka hedhur nga automjeti lëndën na.rkotike, pranë zonës bregdetare të quajtur “Livadh”, Himarë.

Në ndjekje e sipër, shërbimet e Policisë kanë bërë kapjen e menjëhershme dhe prangosjen në flagrancë të drejtuesit të mjetit, 26-vjeçarit K. P., banues në Shkodër.

Në vijim të veprimeve procedurale, Policia ka bllokuar dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale: 13 kg ka.nabis sa.tiva; një automjet “Ford Fiesta”; një sasi parash prej 2400 eurosh; Materialet iu referuan Prokurorisë, në ngarkim të tij, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e na.rkotikëve”.