FOTO – 25 vjeçari “i bën gjëmën vetes”, thërret policinë se po i vjedhin banesën ndërsa më pas në makinë i kapet…

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, pas njoftimit të marrë nga shtetasi A. M. se afër banesës së tij ndodhej një automjet dhe dyshonte se kishte shkuar për të vjedhur në banesën e këtij shtetasi, menjëherë organizuan punën, ku ushtruan kontroll në automjetin e dyshuar që pretendohej nga 25-vjeçari A. M., por gjatë kontrollit dhe verifikimeve nuk ka rezultuar asnjë problem. Shërbimet e Policisë, bazuar në veprimet dhe thëniet kontradiktore të shtetasit A. M., e kanë mbajtur nën vëzhgim këtë shtetas prej disa orësh dhe gjatë aksionit policor të koduar “Vora”, në aksin rrugor Sharke -Vorë kanë ndërhyrë duke e kontrolluar 25-vjeçarin.


Gjatë kontrollit fizik atij iu gjet një ar.m.ë zjarri pistoletë, me një krehër me fishekë luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ar.m.ëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

Për t’u bërë pjesë e grupit ShkodraWeb Media mjafton të klikoni: Join Group" dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi ShkodraWeb Media ju mirëpret!