FOTOLAJM/ 20 vjet më parë si emigrant lufte në Kukës, sot si polic për të ndihmuar vëllezërit në Thumanë…

Aksionet e kërkim-shpëtimit pas tërmetit fatal të mëngjesit të së martës u ndihmuan edhe nga pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Kosovës, të cilët kanë një ndihmë të vyer për nxjerrjen nga rrënojat gjallë të disa personave. Krahas njësive të FSK-së, kanë ardhur edhe forca të policisë së Kosovës.

Njëri prej tyre është edhe Hasan Mulaj, i cili ka publikuar në rrjetet sociale një foto duke ndihmuar të prekurit nga tërmeti. Ai e shoqëron foton me një foto tjetër kur ishte në Kukës në vitin 1999 si refugjat lufte. Dyert e mikpritjes dhe mirësisë Hasanit iu hapën në vitin 1999 në Shqipëri, ndërsa ai këtë herë shërbeu në Thumanë, për të kthyer të mirën 20 vjet më vonë.

“I njëjti destinacion, i njëjti qëllim. Dora për ndihmë. 20 vjet më parë për ta kërkuar, 20 vjet më pas ta kthyer. Gjithmonë mirënjohës”, shkruan Mulaj nga Skenderaj.


Për t’u bërë pjesë e grupit të "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal