
Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, Tonin Marinaj: Më 6 prill 1911 nën udhëheqjen e Ded Gjo Lulit, malësorët trima ngritën flamurin kuq e zi në majën e Deçiqit.
Bashkë me flamurin, malësorët ngritën lart shpresën, krenarinë dhe dinjitetin shqiptar, duke treguar se kjo tokë dhe bijtë e saj gjithnjë kanë punuar për lartësimin e kombit tonë.
Lavdi kryengritjes së Malësisë së Madhe! Lavdi dëshmorëve të atdheut!