ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

FOTLAJM/ Rubin Hebaj “driblon” Vllazninë, nënshkuan me skuadrën e re kontratën dyvjeçare…

Rubin Hebaj do të nisë një aventurë të re në kampionatin ukrainas! Sulmuesi shkodran ka kryer ditën e sotme vizitat mjekësore me skuadrën e Vorskla Poltavës dhe pak minuta më parë, është zyrtarizuar si blerja më e fundit e klubit ukrainas.

Loading...

Ashtu siç ishte parashikuar, Hebaj është tashmë zyrtarisht pjesë e Vorsklas dhe ka firmosur një kontratë dyvjeçare, duke i dhënë fund aventurës së tij në Shqipëri, ku u shpall kampion me Partizanin. Për sulmuesin shkodran kishte oferta si nga brenda, ashtu edhe nga jashtë vendit por Hebaj është bindur nga Vorskla.

Në të kaluarën, ai ishte edhe pjesë e Domzhales në kampionatin slloven, skuadër te e cila nuk arriti të linte shumë gjurmë dhe u huazua me të drejtë blerje te Partizani, por këta të fundit nuk preferuar të blinin përfundimisht kartonin e tij. /VipSport/

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.