ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

FORMACIONET/ Ndeshja Shqipëri- Islandë, ja si do të rreshtohen ekipet në “Elbasan Arena”…

Edi Reja ka vendosur të bëjë gjashtë zëvendësime për ndeshjen e sotme ndaj Islandës. Siç edhe e paralajmëroi gjatë konferencës së djeshme, që nga kapiteni Mavraj dhe deri në sulm janë aktivizuar të tjerë futbollistë për t’i dhënë ekipit energji të reja për sfidën vendimtare.

Në stol është ulur Mavraj, Roshi, Abrashi, Ramadani, Uzuni dhe Balaj. Mavraj i lë vendin Dermakut në qendër të mbrojtjes. Skema e lojës është sigurisht e njëjta, 3-5-2, por me Lenjanin dhe Hysajn nga krahët, bëhet fjalë për një ekip që do të ketë jo vetëm detyra mbrojtëse, por edhe qartësi dhe agresivitetin e duhur për të sulmuar vazhdimisht.

Trajneri ka vendosur që në linjën e majtë të rikthejë titullar Ermir Lenjanin, futbollisti që po kalon formë të shkëlqyer në Zvicër. Hysaj në të djathtë dhe Gjimshiti e Ismajli do të mbajnë peshën e prapavijës, përpara Thomas Strakoshës.

Në mesfushë, trajneri duket se ka vendosur të konfirmojë titullar vetëm Keidi Baren, për të cilin shprehu elozhe edhe pas Francës. Përkrah fierakut, Gjasula dhe Memushaj do të kenë peshën e vendosjes së ekuilibrave. Në sulm, është preferuar autori i golit të nderit Sokol Cikalleshi dhe sulmuesi që vjen me dy gola radhazi me kuqezinjtë. Përkrah tij, do të jetë Manaj, duke marrë në konsideratë edhe energjitë që shpenzuan dyshja Balaj-Uzuni në transfertën franceze.

FORMACIONET ZYRTARE:

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.