FORMACIONET/ Ja si do të rreshtohet Kombëtarja kuqezi përballë modestëve të Andorrës sonte…

Shqipëria luan sot për rekord pikësh. Përballë është Andorra modeste dhe një fitore i fut në histori kuqezinjtë, sa u përket pikëve të grumbulluara në një edicion kualifikues të vlefshëm për Europianin apo Botërorin.

Asnjëherë më parë Shqipëria nuk ka shkuar në kuotën e 15 pikëve, por tashmë ka shansin që, me triumfin ndaj Andorrës, ta bëjë realitet edhe këtë statistikë. Më parë kuqezinjtë kanë marrë maksimalisht vetëm 14 pikë në eliminatoret e “Euro 2016”, kur nën drejtimin e Xhani De Biazit, Shqipëria u kualifikua për herë të parë në Europian.

Më 14 tetor të këtij viti skuadra e Rejas theu rekordin e golave pas fitores me Moldavinë 0-4. Më parë Kombëtarja nuk kishte shënuar kurrë 14 gola pas tetë ndeshjeve eliminatore.

Trajneri Edi Reja na ndarë mëndjen edhe për formacionin titullar që do të hedhë në fushë nga minuta e parë. Porta i është besuar gardianit të SPAL-it, Etrit Berisha.

Në mbrojtje do të bëjë pushim Dermaku, që do të zëvendësohet nga Veseli, ndërsa konfirmohet titullar për të dytën ndeshje radhazi anësori i Partizanit Lorenc Trashi, i cili është pozicionuar në krahun e majtë. Nga e djatha tekniku italian i ka besuar Roshit.

Për sa i përket mesfushës, Ramadani do të marrë vendin e Gjasulës së pezulluar dhe Ndoji do të luajë në vendin e Bares, ndërsa Bekim Balaj do të jetë partneri i Manajt në vijën e parë të sulmit.

SHQIPËRI – ANDORRË ORA 20:45

FORMACIONET ZYRTARE:

SHQIPËRIA: Berisha, Gjimshiti, Ismajli, Veseli, Trashi, Roshi, Memushaj, Ramadani, Ndoji, Manaj, Balaj.

ANDORRA: Gomes, Martinez, Vales, Emili Garsia, Klemente, Moreno, Alaez, San Nikolas, Cervos, Kus Rubio, Lovera.