Gazetarja Ledjona Xheladinaj ka pësuar një aksident të rëndë në fshatin Melan të Dibrës.
Aksidenti ka ndodhur një ditë më parë ndërsa është raportuar se ish banorja e Big Brother Vip ka pësuar fraktura të rënda në trup si dhe në shtyllën kurrizore.
Burime për media kanë bërë me dije se deri më tani gjendja e saj paraqitet stabël. Ka qenë Elga Ceno ajo që i ka dërguar Ledjonës një mesazh publik kurajues teksa i jep forcë për ta kaluar sa më shpejt këtë gjendje të vështirë.
“Forca Ledjona Xheladinaj! Shërim të shpejtë, për vete, për vajzën tënde dhe për publikun tënd. Të presim”, ka qenë postimi i Elga Cenos në rrjete sociale.
Policia nuk ka reaguar në lidhje me këtë ngjarje dhe as nuk ka ndarë detaje sesi ka ndodhur aksidenti. Sipas asaj që Syri.tv bën me dije gazetarja ka qenë duke udhëtuar me motomjet në momentin e aksidentit.