Skip to content
10 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Fondi Monetar Ndërkombëtar: Ekonimia shqiptare në 2018- ën do të ngadalësojë rritjen…

ShkodraWeb 18 April, 2018
fmnZyra

Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e Pasqyrës Ekonomike Globale të prillit, të sapopublikuar, ka vendosur që të mbajë të pandryshuar pritshmërinë për rritjen ekonomike të Shqipërisë në vitin 2018, prej 3.7%. Më herët, në raportin e tetorit të vitit të kaluar, FMN e kishte ulur pritshmërinë për performancën e Shqipërisë me 0.2 pikë përqindje në 3.7%, shifër që e mbajti të pandryshuar dhe në rishikimin e prillit. Ndërkohë FMN ka rritur vlerësimin për rritjen e vendit në 2017-n, nga 3.7% në 3.9%, në krahasim me Raportin e tetorit, në linjë dhe me të dhënat e fundit të INSTAT, që vlerësoi se ekonomia vendase u zgjerua me 3.84% në vitin 2017.

Për periudhën afatmesme, FMN pret që rritja të përshpejtohet lehtë, duke arritur në 3.8% në 2019-n dhe do të vazhdojë të luhahtet rreth 4% deri në vitin 2023.
Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, me përjashtim të Kosovës, që pritet të zgjerohet me 4%, Shqipëria do të ketë normën më të lartë të rritjes. Më pas renditen Bosnjë dhe Hercegovina me 3.2%, Maqedonia me 3%, Mali i Zi me 2.4%, Serbia me 3.5%.

Inflacioni pritet të përshpejtohet këtë vit, në 2.8%, nga 1.9% në vitin 2017, duke iu afruar objektivit të shënjestruar të Bankës së Shqipërisë prej 3%.

Deficiti i llogarisë korente pritet të ngushtohet në 6.7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga 7.2% në 2017-n, duke mbetur gjithsesi më i larti në Europën në Zhvillim, me përjashtim të Malit të Zi.

Ngadalësimi në 2018-n nga përfundimi i projekteve të mëdha
Të gjitha institucionet ndërkombëtare presin që ekonomia shqiptare të ngadalësohet në 2018-n, në krahasim me vitin e mëparshëm, duke e lidhur me mbarimin e projekteve të mëdha, si gazsjellësi TAP dhe hidrocentralet që po ndërtohen mbi lumin Devoll.

“Ritmet e rritjes pritet të ngadalësohen në vitin 2018 për shkak të përfundimit të dy projekteve të mëdha energjetike të financuara nga Investimet e Huaja Direkte”, tha Banka Botërore në prezantimine Raportit të rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimor pak ditë më parë. Në vijim, Shqipëria pritet të rritet me 3.6-3.5%, nga gati 4% që arriti zgjerimi në vitin 2017.

“Rritja ekonomike në Shqipëri është e fortë, 3.9% në 2017-n dhe 3.7% në 2018-n, nga më të lartat në rajon. Inflacioni është i ulët, eksportet të forta, rezervat të kënaqshme”, ka pohuar përfaqësuesja e misionit të FMN në Tiranë, Anita Tuludhar gjatë misionit të parë i FMN-së për Monitorimin e post-programit. Por, ajo ka paralajmëruar se nuk është koha për vetëkënaqje se rritja mund të mos zgjasë. Tregu ndërkombëtar mund të ngadalësohet në afat të mesëm. Në tregun e brendshëm ka borxh të lartë, NPL të larta dhe mjedis të vështirë për biznes, vuri në dukje misioni i FMN-së, duke këshilluar vijimësinë e konsolidimit fiskal.

Sipas FMN, rritja ekonomike do të jetë më ulët vitin që vjen, pasi nuk do jenë më projektet e mëdha energjetike, teksa në tregun ndërkombëtar situata nuk është më aq pozitive.

Ekonomia globale
FMN vlerëson në raportin e saj se në vitin 2017 investimet globale dhe tregtia vazhduan të mbajnë peshën e rritjes. Niveli 3.8 për qind i rritjes ekonomike globale në 2017 ishte më i shpejti që nga viti 2011. Me kushtet financiare mbështetëse rritja globale pritet që të prekë 3.9 për qind si në vitin 2018 ashtu edhe në 2019. Ekonomitë e avancuara do të rriten më shpejt se potenciali i këtij viti, ekonomitë e zonës euro pritet që të tkurrin zgjerimin e kapacitetit e ndikuar nga politika monetare akomoduese dhe politika fiskale zgjeruese do të çojë ekonominë e Shteteve të Bashkuara mbi punësimin e plotë.

Rritja agregate në ekonomitë në zhvillim pritet që të vijojë qëndrueshmërinë e mëtejshme me një rritje më të fortë në Azi dhe Europë dhe një rritje më modeste të eksporteve pas tre viteve performancë të dobët. Rritja globale parashikohet që të zbutet përtej disa viteve. Sapo të mbyllet hendeku i prodhimit shumica e ekonomive të zhvilluara pritet që të kthehen në nivelet e tyre potenciale të rritjes poshtë mesatares së parakrizës që do të ndikohet nga popullsia në plakje dhe prodhimi i dobët. Rritja e SHBA do të ngadalësohet nën potencial ndërkohë që ndikimi zgjerues i politikave fiskale të fundit do të kthehet në të kundërt. Rritja prioritet të mbetet nën mesatare në disa tregje dhe ekonomi në zhvillim, përfshirë eksportet e disa mallrave që vazhdojnë të përballen me nevoja për konsolidim themelor fiskal./monitor/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Ish- prokurorja Felaj, sot deputete e PS: Nuk është shkelje ligjore, arrestimet mund të bëhen natën dhe ditën
Artikull pasardhës: Zgjedhje të parakohshme në qershor? Bushati: Jemi gati! Shehi: Do ishte marrëzi…

TË FUNDIT

ilirjan celibashi kqz

KQZ shpërndan 3.6 milionë euro fonde vjetore për partitë politike, PS dhe PD marrin pjesën kryesore

ShkodraWeb 30 January, 2026 0
vlera paga reale vite 2026

Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe qirave zbeh vlerën e të ardhurave, paga reale mesatare sot vlen 140 euro më pak se në 2020-ën!

ShkodraWeb 5 January, 2026 0
tryeza viti ri

Nga gjeli i detit te vera, sa shtrenjtë kushton tryeza e Vitit të Ri për shqiptarët, shtëpi apo restorant më mirë?

ShkodraWeb 31 December, 2025 0

TË FUNDIT

  • 45 vite për secilin, Gjykata Speciale e Kosovës kërkon 180 vite burg për ish- krerët e UÇK- së në Hagë… 9 February, 2026
  • “Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit”, Komisioni Europian shprehet për Ballukun… 9 February, 2026
  • Zona e Zdrales u kthye në pedonale, bllokohet qarkullimi i mjeteve motorike në dy orare gjatë ditës… 9 February, 2026
  • VIDEO – Starton në Shkodër “Java e Karnevaleve”, aktivitete festive për të gjitha moshat… 9 February, 2026
  • NGA BESMIRA LEKAJ – Lezha është kthyer efektivisht në një makth të gjallë për të jetuar…! 9 February, 2026
  • FOTO – “Realitet i papranueshëm që nuk do të tolerohet më”, dëmtimi i investimeve publike, Benet Beci jep ultimatumin 9 February, 2026
  • “Grupi i PS do ta zgjidhë përmes ndërhyrjes në legjislacion”, çeshtja “Balluku”, paralajmëron kryeministri Rama 9 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 9 shkurt 2026… 9 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 9 shkurt 2026… 9 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 9 shkurt 2026… 9 February, 2026
  • “Më goditën pas koke!”, u dhunua në Vlorë, flet avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më qëlloi! 8 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 8 shkurt 2026… 8 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

kreret e uck 2026

45 vite për secilin, Gjykata Speciale e Kosovës kërkon 180 vite burg për ish- krerët e UÇK- së në Hagë…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0
belinda komisioni europian 2026

“Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit”, Komisioni Europian shprehet për Ballukun…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0
bllokim qarkullim zdrale 2026

Zona e Zdrales u kthye në pedonale, bllokohet qarkullimi i mjeteve motorike në dy orare gjatë ditës…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0
karnevale shkoder 2026

VIDEO – Starton në Shkodër “Java e Karnevaleve”, aktivitete festive për të gjitha moshat…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.