FNSH dhe RENEA në kërkim të atentatorëve, Policia e Shtetit informacion zyrtar për vrasjen dyfishe…

Në Bradashesh, afër rrethrrotullimit të luleve dyshohet se nga një automjet në lëvizje është qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy personave këmbësore.

Si pasojë njëri prej tyre shtetasi Lulzim Bitri, rreth 35 vjeç nga Katundi i Ri Elbasan ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa personi tjetër Ardian Çollaku, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Elbasan.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka ngritur pika kontrolli. Në ndihmë të policisë vendore janë nisur FNSH e RENEA dhe një grup specialistësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në PSh.

Te Metalurgjiku po digjet një automjet tip “Volvo”, dyshohet i autorëve. Është rrethuar zona dhe po vijon krehja për kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për fiksimin e cdo prove ligjore që do çonte në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. /Njoftim i Policisë së Shtetit/

Open

Close