
Trajneri shkodran Samuel Nikaj, i cili para pak orëve është zyrtarizuar si kryetrajner i FC Vushtria, ka shkruajtur në Facebook lidhur me vendimin e marrë nga ana e tij.
“Qe nga sot zyrtarisht jam kryetranjer i FC VUSHTRIA. Nga eksperienca ime ne Kosove kam kuptuar se Vushtria eshte qyteti me futbolldashes i gjithe trevave Shqiptare, dhe nje qytet i talenteve te medhenj prandaj jam krenar qe jam pjese e ketij ekipi , dhe i falenderoj te gjithe ato qe bene te mujtur kete bashkpunim. Besoj qe me nje bashkepunim te mire kryesi – staf – futbollista dhe me lojtarin e 12 me te mire ne Kosove tifogrupin FORCA do kthejme ekipin aty ku e ka vendin ne eliten e futbollit Kosovar. Kush nuk kcen , e kush nuk knon nuk ka vend ne stadion. FORCA FC VUSHTRIA…”, përfundon shënimin në Facebook trajneri shkodran Samuel Nikaj.