Skip to content
12 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Flet traineri i Vllaznisë, Gjoka: Me Lushnjën nuk kemi asnjë rrugë tjetër përveç fitores

ShkodraWeb 9 February, 2018
gjokaUniforme

Të shtunën në orën 14.00 në stadiumin “Roza Haxhiu” do të luhet ndeshja Lushnja- Vllaznia e javës së 19-të të Superligës. Një sfidë shumë interesante por njëkohësisht edhe delikate. Në kampin shkodran, gjatë gjithë këtyre ditëve është punuar shumë për të kaluar momentin e vështirë psikologjik që pësoi pas humbjes së fundit me Skënderbeun. Në prag të ndeshjes me Lushnjën, trajneri Ernest Gjoka ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit ku shpreh besimin e tij tek skuadra dhe tek futbollistët për marrjen e fitores në këtë ndeshje.

-Profesor, a e ka kaluar skuadra shokun psikologjik që mori pas humbjes së fundit?
-Jemi munduar gjithë këtë javë të punojmë të gjthë për ta kapërcyer këtë situatë jopozitive ku ndodhemi. Besoj që të gjithë jemi të vetëdijshëm për këtë situatë dhe na duhet të bëjmë çdo gjë për të dalë nga ky makth.

-Probleme me mungesat edhe për ndeshjen me Lushnjën. Do ju vërë në vështirësi kjo gjë për ndërtimin e formacionit?
-Mungesa kemi dy dhe për mua janë të rëndësishme për skuadrën si Krymi ashtu dhe Çinari, sepse skuadra ka krijuar një fizionomi me këto lojtarë. Por gjithsesi unë mendoj që në këto momente çdo lojtar do të bëjë maksimumin duke treguar personalitet dhe dinjitet për të kaluar këtë moment delikat.

-Sa e rëndësishme është për Vllazninë ndeshja me Lushnjën?
-Për ne është shumë e rëndësishme. Mund të them që ne e shikojmë si jetike për vazhdimësinë.

-Çfarë do ndryshoni tek skuadra për këtë takim?
-Duhet të kuptojmë përgjegjësinë dhe të tregojmë që jemi të aftë që dhe nën presion dimë t’ia dalim. Sepse unë besoj se në skuadër ka djem që kanë personalitet dhe dinë të marrin përgjegjësi në momente të rëndësishme.

-Objektiv për këtë ndeshje, është vetëm fitorja?
-Ne nuk kemi asnjë rrugë tjetër. Duhet të shkojmë për të marrë maksimumin edhe pse e dimë vështirësinë e ndeshjes. Por në këto momente duhet të ringrihemi për hir të vetes dhe për hir të qytetit i cili po e përjeton këtë situatë njësoj si ne. Dhe ne e kemi detyrë jo vetëm profesionale por dhe qytetare të ringrihemi.
Unë besoj tek skuadra se do të arrijë të bëjë më të mirën për të dalë nga ky ngërç. /vllaznia.al/

Post navigation

Previous: Flet zonja tjetër që duhet të zëvendësojë Halimin: Nuk kam konfirmim, por do ta pranoj mandatin
Next: Gjendet i varur në banesën e tij 30- vjeçari, mister shkaqet e ngjarjes tragjike

TË FUNDIT

vllaznia malisheva 2026

VIDEO – Vllaznia fiton me përmbysje derbin shqiptar në Conference League, Brdariç rikthehet me humbje në Shkodër

ShkodraWeb 9 July, 2026
infantino ceferin 2026

“E pajustifikueshme, u shkel vija e kuqe”, ndizet Botërori, UEFA sulmon FIFA-n për anulimin e kartonit të kuq

ShkodraWeb 6 July, 2026
Komiteti-Ekzekutiv-23-Qershor-2026-fshf

ZYRTARE – FSHF ndryshon formatin e Abissnet Superiore, ja si do të shpallet ekipi kampion këtë sezon…

ShkodraWeb 23 June, 2026

TË FUNDIT

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • U gjet i vrarë në automjetin e tij në rrugën Prekal- Kir, ishte nën hetim për vrasjen e Pavlin Prekës… 11 July, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet i vrarë në automjet një shtetas, ngjarja e rëndë në aksin Prekal- Kir… 11 July, 2026
  • NGA ALBERT VATAJ – “Porta e Parajsës”, një nga stolitë më mbresëlënëse arkitekturore të traditës islame 11 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • Pse deputetja e pavarur i fut në një “thes” të gjithë deputetët, edhe veten e saj…përballë vezëve?! 10 July, 2026
  • NGA EVA VATOCI – Ku ishte shteti para se të ndodhte tragjedia…? 10 July, 2026
  • VIDEO – Xhelozia shkaktoi tragjedinë e çiftit Ziçi në Shkodër, kjo është pista që po heton policia… 10 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 10 korrik 2026… 10 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026…

ShkodraWeb 12 July, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 12 korrik 2026…

ShkodraWeb 12 July, 2026
vrasja pavlin preka 2025

U gjet i vrarë në automjetin e tij në rrugën Prekal- Kir, ishte nën hetim për vrasjen e Pavlin Prekës…

ShkodraWeb 11 July, 2026
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Gjendet i vrarë në automjet një shtetas, ngjarja e rëndë në aksin Prekal- Kir…

ShkodraWeb 11 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.