Flet shefi i Sherbimit te Proves: Te arrestuarit kane tentuar te heqin byzylyket elektronike

Ilir Qafa, drejtori i Shërbimit të Provës në Ministrinë e Drejtësisë në një prononcim për mediat pas skandalit të byzylykëve u shpreh se institucioni vendosi që t’ia linte firmës private për të shmangur shtimin e hallkave të tepërta burokratike për procesin. “Sipas ligjit kanë qenë dy opsione, të kryheshin nga institucioni ose kompania, është përzgjedhur kompania. Kontrata e fundit e ka ndjekur logjikën e përpjekjes së Shërbimit të Provës për shërbim cilësor. Është vlerësuar nga Shërbimi i Provës që për të evituar hallkat burokratike që mund të krijonin vonesë për urdhrat e prokurorëve të implementohet përmes kompanisë për atë qëllim. Kompanisë nuk i kanë kaluar me firmën time byzylykët, ka një grup pune që është ngritur për të monitoruar kontratën, pjesë e tij është edhe stafi i Shërbimit të Provës. Është vlerësuar për efekte ajo që përmenda, që të operohet nga kompania e kontraktuar dhe përfiton në terma shpejtësie” deklaroi ai.
Qafa deklaroi nder te tjera se aktualisht janë 90 persona nën mbikëqyrje elektronike, ndërsa pas lajmeve të fundit ka pasur tentativa për t’i hequr nga të dënuarit.
“Ka pasur joshje të subjekteve që kanë tentuar të bëjnë heqje të byzylykëve”, tha kreu i sherbimit te proves.
Intervista e plotë e Ilir Qafës
Pse iu dhanë firmës byzylykët?
Në dijeninë time është duke u ndjekur procesi i urdhrit të ministrit, janë duke u kryer procedurat, procesi është duke u zhvilluar. Shërbimi i Provës prej 2012 ka përmbushur detyrën për mbikëqyrjen.
Po pse iu lanë kompaninë?
Sipas ligjit kanë qenë dy opsione, të kryheshin nga institucioni ose kompania, është përzgjedhur kompania. Kontrata e fundit e ka ndjekur logjikën e përpjekjes së Shërbimit të Provës për shërbim cilësor. Është vlerësuar nga Shërbimi i Provës që për të evituar hallkat burokratike që mund të krijonin vonesë për urdhrat e prokurorëve të implementohet përmes kompanisë për atë qëllim. Pajisjet e gjurmimit janë pjesë e procesit, që mos ketë hallka të tepërta. Nuk jam personi që mund të shprehim për kontratën.
Pse ia dorëzuat kompanisë?
Kompanisë nuk i kanë kaluar me firmën time byzylykët, ka një grup pune që është ngritur për të monitoruar kontratën, pjesë e tij është edhe stafi i Shërbimit të Provës. Është vlerësuar për efekte ajo që përmenda, që të operohet nga kompania e kontraktuar dhe përfiton në terma shpejtësie.
Janë dorëzuar të gjithë byzylykët?
Është një proces duke u zhvilluar. Janë dorëzuar arkat, është proces duke u zhvilluar procesi i dorëzimit.
Tani që pajisjet do të jenë pranë MD, mendoni se do të ketë vonesa në zbatim…?
Cdo hallkë burokratike zgjat kohën e reagimit, edhe kjo mund të jetë, pasi do të kërkojë kohën e nevojshme, shkon në mbingarkesë të procese.
Sa shtetas jenë mbikëqyrje?
Janë 90 persona. Ka pasur joshje të subjekteve që kanë tentuar të bëjnë heqje të byzylykëve pas ngjarjes
Jeni në dijeni të 82 byzylykëve të dëmtuar?
Mendojmë të aplikojmë ngarkim financiar të dëmtimeve, që janë të qëllimshme