Flet Merkel: Rezultat jo i mire, por qeverine do ta bejme ne

“Ne kishim shpresuar për një rezultat më të mirë, sigurisht”, këto ishin ndër fjalët e para me të cilat zonja Merkel iu drejtua popullit gjerman pas rezultateve të para të zgjedhjeve të Budestagut, ku partia e saj kryesonte fitoren. Por ajo shtoi se CDU / CSU është partia më e madhe në parlament dhe do të formojë qeverinë e ardhshme.
Pas 12 vitesh përgjegjësi për qeverinë, nuk do të ishte e mundur që partia e saj do të ishte partia më e madhe, tha kancelarja.
Hyrja e partise se ekstremit te djathte AfD-së në Bundestag sjell sfida, shtoi ajo.
“Është një shqetësim i madh për popullin gjerman emigracioni dhe siguria, për të cilat do diskutojmë gjatë ditëve dhe javëve ne vijim. Kemi përgjegjësi të shumta por do flasim me partnerët tanë për të bërë më të mirën e mundshmë. Fushata zgedhore është drejtuar mjaft mirë doja të thoja”, shtoi ajo.