Dy mjeteve i është vënë zjarri gjatë natës në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër. Njëra prej tyre, në pronësi të gjyqtarit Andri Ymeri, është djegur plotësisht tha Policia. Blutë e Shkodrës në një reagim këtë mëngjes thonë se po vijon puna për mbledhjen e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve pasi paraprakisht dyshohet si ngjarje e qëllimshme.
Gjyqtari Ymeri duke folur pas marrjes ne pyetje ne polici tha:
“Gjyqtari duhet te jete i pergatitur per cdo gje. Ne duhet te jemi te permbajtur dhe cfare kisha per te thene, i thashe ne polici. Normalisht qe ngjarja ka lidhje me detyren por une nuk terhiqem. Nese kam qene une objektivi ta harrojne se mund te me bejne presion.”.