Sulmuesi kuqezi dhe autori i golit të vetëm në takimin kundër Uellsit, Bekim Balaj foli pas ndeshjes për mikrofonat e “RTSH”, ku u shpreh:
Pritej Bejl, por ishte Balaj– Kjo fitore vjen pas një momenti të vështirë. Ndikoi te lojtarët dhe përqendrimi ishte maksimal. Luajtëm si skuadër dhe luftuam deri në fund e në fund arritëm fitoren.
Po ta krahasosh me ndeshjen në Shkodër, atje mori tjetër rrjedhë dhe kartoni i kuq ndryshoi historinë.
Shkodrës i mungoi shpirti i garës dhe e treguam këtë ndeshje. Kjo ka qenë arma jonë më e fortë gjithmonë. Liga e Kombeve ishte mundësi e mirë por nuk arritëm dot. Presim shortin dhe në mars janë duelet e tjera.