Raporto TI

Flet avokati i Adriatik Llallës: Ju tregoj arsyen pse nuk mund të arrestohet

Avokati i Adriatik Llallës, Sokol Hazizaj, thotë se ndaj këtij të fundit nuk ka nisur asnjë procedim penal.

“Mbi ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla nuk ka asnjë procedim penal të regjistruar në asnjë nga Prokuroritë e Republikës”, tha Hazizaj për TemA.

Gjë që në fakt nuk është e vërtetë, pasi Prokuroria e Durrësit ka nisur prej kohësh hetimet ndaj tij.

I pyetur për aludimet se Llalla do të arrestohet, ai tha:

“Unë nuk di ç’të them për lajmet që dalin. Si përfaqësues ligjor i z. Llalla mund të deklaroj qartësisht se nuk është regjistruar asnjë procedim qoftë penal qoftë jo penal ndaj tij”.

Ditët e fundit disa media kanë shkruar se Llalla do të arrestohet brenda së martës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *