FIFA njoftoi sot për “gjëmën” e radhës. Dy klubet e Kategorisë Superiore, Flamurtari dhe Luftëtari janë dënuar me tre sesione merkatoje për mosrregjistrim lojtarësh. Vendimi është marrë që në 4 shtator të vitit 2019 për shkak të problemeve të trashgëuara vit pas viti me borxhet e pashlyera ndaj futbollistëve.
Ndërkohë së fundmi nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, klubi i Flamurtarit vendosi të injorojë vendimin e FIFA-s për mbylljen e merkatos, duke shkruar se drejtuesit po vazhdojnë punën për forcimin e ekipit në merkaton dimërore.
NJOFTIMI I KLUBIT:
Flamurtari Football Club vazhdon punën për forcimin e ekipit në merkaton dimërore të Janarit. Në vazhdim prisni zyrtarizimin e të gjitha afrimeve të bera nga Flamurtari F.C