ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

Flakët përpijnë makinën në afërsi të një pike karburanti, kalimtarë dhe banorë përfshihen nga paniku…

Një makinë është përfshirë sot nga flakët në qytetin e Lezhës. Sipas informacioneve nga vendngjarja, makina ka qenë në afërsi të një pike karburanti ndërsa është shfaqur zjarri. Tek kalimtarët e rastit por edhe banorët aty pranë, ka patur jo pak panik nga frika e ndonjë eksplozioni të mundshëm të mjetit si pasojë e flakëve. Forcat zjarrëfikëse kanë vajtur me shpejtësi në vendngjarje duke bërë të mundur fikjen e zjarrit por njëkohësisht, duke shmangur edhe ndonjë ngjarje të mundshme të padëshiruar. Deri tani, nuk ka informacion lidhur me shkaqet e zjarrit që shkrumbuan mjetin.

Loading...

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.