
I lumtur dhe mes shumë emocioneve, presidenti i ri i FSHF-së ka mbajtur fjalën e parë si kreu i ri i zgjedhur. “Jam i lumtur dhe emocionuar, jo për faktin se do jem presidenti, por për besueshmërinë dhe ndjej obligimin e madh se nga sot fillon një gjë akoma më e vështirë për mua.
Asambleja u zhvillua brenda standardeve, dëshmon se ne jemi një organizatë me standarde të lartë brenda shoqerisë, ju garantoj të gjithëve se ato që janë diskutuar në këto muaj para zgjedhor do të jenë pjese e diskutimit, doi i korrigjojmë dhe do bëjmë më të mirën. Falënderoj shumë kandidatët, të ftuarit. Ju premtoj se përkushtimi im do të jetë akoma më i madh, më ka dhënë shumë mësime kjo asamble”- tha Duka.
Më tej në një prononcim për gazetarët në hollin e hotelit, presidenti Duka deklaroi:
“Famija jonë është një standard tjetër. Zoti Fino e tha në fjalimin e tij, ku citoj Pelenë, se për të arritur një rezultat, duhet shumë punë dhe ne të gjitha i kemi arritur me punë.
Emocionet e Europianit nuk mund t’i krahasoj aspak me këto të zgjedhjeve. Ato të Europianit ishin tejet të veçantë. Organizimi i Asamblesë ishte në një nivel shumë të lartë, dhe kjo u pa qartë.
Unë jam president i sapo zgjedhur dhe mendoj për të realizuar jo vetëm ato që kam premtuar, por do mendoj si të ribashkoj të gjitha ato votat kundra që kisha në familjen e madhe.”







