ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

Fjalët e fundit të Andi Malokut, gjendja e shoferit të prokurorit Ndoj u përkeqësua papritur…

Ndërroi jetë mbrëmjen e të enjtes në Spitalin e Traumës, 24-vjeçari Andi Maloku, shoferi i prokurorit Arian Ndoja, i cili mbeti i pl.agosur në atentatin e një jave më parë te Mbikalimi i Shkozetit në Durrës. Kur të gjithë menduan se ishte më mirë, madje kishte një lloj shprese që t’i shpëtonte edhe paralizës, papritur gjendja e tij është përkeqësuar.

Mbrëmjen e së mërkurës, ai kishte dalë nga reanimacioni dhe ishte shtruar në pavijon. Miqtë dhe familjarët e tij po diskutonin me mjekët se sa mundësi kishte që të ecte sërish, pasi një plumb i kishte prekur shtyllën kurrizore.

Ndërsa dje gjendja e Andi Malokut është përkeqësuar. Burime nga Spitali i Traumës thanë se 24-vjeçari ka shfaqur probleme me frymëmarrjen dhe menjëherë është dërguar në reanimacion, ku është mbajtur për dy orë në terapi intensive.

Mjekët dyshuan për një tromboemboli. Plumbat i kishin dëmtuar të dyja anët e mushkërive dhe dyshohet se për këtë arsye kanë nisur edhe komplikacionet pasditen e djeshme. “Nuk i ndjej më këmbët, ç’më bënë maskarenjtë!”, këto kanë qenë fjalët e fundit në spital të 24-vjeçarit, teksa po e dërgonin për të kryer një skaner.

Në atentatin e javës së kaluar, më i pafa.jshmi në të gjithë historinë ishte pikërisht personi që drejtonte makinën, Andi Maloku. Me një devijim të timonit, ai duket se i shpëtoi jetën shefit të tij, prokurorit Arian Ndoja, por edhe personit që ndodhej në sediljen e pasme, Aleksandër Lahos, i njohur si “Rrumi”. Në njoftimin zyrtar për ngjarjen, Policia tha se Andi Maloku është 30 vjeç, kur, në fakt, ai ende nuk i kishte mbushur 24 vjeç. Më 30 nëntor kishte ditëlindjen, që nuk e arriti dot.

Burimet thanë pas atentatit se ai kishte qenë dikur efektiv Policie në Krujë, por, në fakt, Andi Maloku nuk kishte punuar asnjë ditë në Polici. Kishte zgjedhur të punonte si shofer i prokurorit Ndoja, me një rrogë modeste 30 mijë lekë të rinj, punë që për të rezultoi fatale. /Nga Etleva DELIA/

Për tu bërë pjesë e grupit "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kerkesa juaj do të shqyrtohet menjëherë. KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal/

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.