Skip to content
15 June, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Mag & Vip
  • Personazh

Fituesi i “Big Brother VIP” dënohet me një vit burg, do të përfundojë pas hekurave Luiz Ejlli…?!

ShkodraWeb 10 October, 2024
luizi interviste 2023

Gjykata e Fierit ka dënuar me 1 vit pas hekurave fituesin e Big Brother Vip, Luiz Ejlli për falsifikim dokumentesh për të justifikuar pasuritë e fituara nga aktiviteti kriminal të një personi.

Mësohet se Luiz Ejlli, ka përdorur vulën e noterit për falsifikim dokumentesh edhe pse Ministria i kishte hequr licencën.

Fituesi i BBV raportohet se ka krijuar deklaratën noteriale me të dhëna të pavërteta dhe shtetasi me iniciale F. A., të cilit iu ishte sekuestruar pasuria, e kishte dorëzua në ish-Prokurorinë e Lushnjës më 25 shkurt 2022.

“I pandehuri L.E, megjithëse i ishte hequr licensa nga Ministria e Drejtësisë, duke qenë ende në posedim të vulave të noterit, në bashkëpunim me të pandehurin F.A., kanë krijuar deklaratën noteriale me të dhëna të pavërteta, dhe më pas i pandehuri F.A., në datën 25.02.2022, e ka dorëzuar këtë deklaratë noteriale në ish-Prokurorinë Lushnjë”, thuhet në vendim.

Ndërkohë Luiz Ejlli nuk do të futet në burg pasi është vendim i Shkallës së Parë dhe jo i formës së prerë.

Pritet që këngëtari të ankimojë vendimin e dënimit me 1 vit pas hekurave në Gjykatën e Apelit.

Njoftimi i Prokurorisë:

Falsifikuan dokumente për të justifikuar burimin e paligjshëm të pasurive me prejardhje nga aktiviteti kriminal, me kërkesë të Prokurorisë Fier dënohet ish-noteri L.E. dhe shtetasi F.A.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkoi dënimin me 12 muaj burgim të ish-noterit E.L., dhe shtetasit F.A. të akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186, paragrafi 2 i Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve të iniciuara nga ish Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë mbi procedimit penal nr. 388, të vitit 2022, me të pandehur, shtetasit L.E dhe F.A., rezultoi e provuar se i pandehuri F.A., në bashkëpunim me të pandehurin L.E., ish-noter, kanë falsifikuar deklaratën noteriale, të cilën i pandehuri F.A. e ka përdorur në Prokurori, për të justifikuar burimin e krijimit të pasurive të tij, të sekuestruara në kuadër të hetimeve të procedimin pasuror nr. 3 të vitit 2021, të ish Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë.

Deklarat noteriale e hartuar nga i pandehuri L.E., ishte falsifikuar në përmbajtjen e saj, por mbante nënshkrimin e këtij të fundit. U provua se, me të njëjtën datë, numër repertori e koleksioni që mbante kjo deklaratë noteriale, në regjistrin e ish noterit L.E. dhe në arkivën e akteve noteriale të hartuara prej tij, në vitin 2015, ekziston një deklaratë noteriale me palë të ndryshme.

Konkretisht, i pandehuri L.E, megjithëse i ishte hequr licensa nga Ministria e Drejtësisë, duke qenë ende në posedim të vulave të noterit, në bashkëpunim me të pandehurin F.A., kanë krijuar deklaratën noteriale me të dhëna të pavërteta, dhe më pas i pandehuri F.A., në datën 25.02.2022, e ka dorëzuar këtë deklaratë noteriale në ish-Prokurorinë Lushnjë.

Në datën 02.10.2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar shqyrtimin gjyqësor të çështjes dhe vendosur të deklarojë fajtor të pandehurit për faktin e dërguar për gjykim, si më poshtë:

Deklarimin fajtor të të pandehurit L.E., për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186 prag.2, i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) muaj burgim;

Deklarimin fajtor të të pandehurit F.A, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, dhe dënimin e tij me 18 (tetëmbëdhjetë) muaj burgim.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale në fushën e falsifikimit të dokumentave, me qëllim realizimin e përfitimeve në mënyrë të paligjshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: MINUTA E FUNDIT – Dorëzon mandatin deputeti i PS- së, u thirr në SPAK 48 orë më parë…
Artikull pas: Arrestohet 40- vjeçari nga Vraka, në gjendje të dehur aksidentoi një 26- vjeçar në aksin Lezhë- Shkodër…

TË FUNDIT

IMG_3792
  • Dossier

NGA ALBERT VATAJ – Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

ShkodraWeb 15 June, 2025
IMG_3786
  • Kryesore

VIDEO – Operacioni “Koordinata”, kapen dhe asgjesohen mbi 12 mijë rrënjë kanabis në Shkodër, procedohen disa persona…

ShkodraWeb 15 June, 2025
moti 8 vjet shwm
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 15 qershor 2025…

ShkodraWeb 15 June, 2025

TË FUNDIT

  • NGA ALBERT VATAJ – Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër 15 June, 2025
  • VIDEO – Operacioni “Koordinata”, kapen dhe asgjesohen mbi 12 mijë rrënjë kanabis në Shkodër, procedohen disa persona… 15 June, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 15 qershor 2025… 15 June, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 15 qershor 2025… 15 June, 2025
  • Vllaznia U-19 e Elvis Plorit fiton turneun “Eagle Cup”, mjafton goli i Kubazit për të mposhtur Hellas Verona 14 June, 2025
  • EMRI – Vritet me thikë në Itali shqiptarja 45- vjeçare, nënë e sy fëmijëve, dyshohet ish- bashkëshorti 14 June, 2025
  • FOTOLAJM – 35 vjet më parë do të ekzekutohej në postën kufitare të Hanit të Hotit i riu shkodran… 14 June, 2025
  • Arrestohet 40- vjeçari në Shkodër, i dehur në drejtim të makinës, në kërkim edhe 45- vjeçari nga Velipoja 14 June, 2025
  • VIDEO – “Pajtohuni ju të dy…”, Gjergj Luca ndërmjetës mes Trump dhe Musk: Ne rrimë edhe pa bukë… 14 June, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 14 qershor 2025… 14 June, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 14 qershor 2025… 14 June, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 14 qershor 2025… 14 June, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

IMG_3792
  • Dossier

NGA ALBERT VATAJ – Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

ShkodraWeb 15 June, 2025
IMG_3786
  • Kryesore

VIDEO – Operacioni “Koordinata”, kapen dhe asgjesohen mbi 12 mijë rrënjë kanabis në Shkodër, procedohen disa persona…

ShkodraWeb 15 June, 2025
moti 8 vjet shwm
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 15 qershor 2025…

ShkodraWeb 15 June, 2025
moti 8 vjet shwm
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 15 qershor 2025…

ShkodraWeb 15 June, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.